Kuvendi i Kosovës dhe Qeveria e Kosovës “me përbërje të re”

0

Të paktën për pak çaste sot ulëset e rezervuara për deputetët e Kuvendit të Repuvlikës së Kosovës dhe ato për kabinetin qeveritar janë zëvendësuar me fytyra të reja, gjithsesi shumë më simpatike. Në ulësen e Kadri Veselit ishte ulur një “kryeparlamentare” e re e legjislativit, ndërkaq detyra e “kryeministrit” duket se i ishte besuar një pjesëtari të gjeneratës më të vjetër.  “Përbërja e re” e këtyre instiutcioneve e dominuar nga gjinia femërore ka ardhur si rezultat e një vizite të nxënësëve të Shkollës së mesme “7 Shtatori” në ambientet e Kuvendit të Republikës së Kosovës të cilët sipas një njoftimi të deputets së LDK-së në Kuvend, Teuta Sahatqijes ishin mysafirë në parlament dhe e vizituan qendrën e vizitorëve, sallën e seancave planare, Grupin parlamentar të LDK-së, një sallë të komsioneve dhe Grupin e Grave Deputete.

kuvendiiri

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here