Kuvendi i Kosovës autorizon KMDLNJ ta mbikëqyrë gjendjen e të burgosurve në Maqedoni

0
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka bërë me dije se Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut është i autorizuar nga Kuvendi që ta mbikëqyrë situatën e të burgosurve në burgun e Shkupit.
Veseli ka thënë se Kosova është duke e pritur përgjigjen zyrtare nga Qeveria e Maqedonisë për ta marrë vesh më shumë për gjendjen e të arrestuarve gjatë konfliktit në Lagjen e Trimave në Kumanovë.
“Po presim. Kemi bërë kërkesë që nga dita e premte për ta parë gjendjen e të burgosurve tanë në burgun e Shkupit. Po presim përgjigje nga ta”, ka thënë Veseli gjatë seancës plenare të Kuvendit të Kosovës.
Ndërsa, deputetja e PDK-së, Flora Brovina, ka propozuar që përveç KMDLNj-së, t’i kërkohet Maqedonisë që të burgosurit t’i vizitojë edhe Kryqi i Kuq dhe IOM-i.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here