Kuvendi i jep mbështetje Ligjit për ndërmarrje publike

0

Kuvendi i Kosovës e ka çuar përpara Ligjin për ndërmarrjet publike.

E ka bërë me shumë zhurmë këtë. Nga 109 deputet të pranishem, votuan 105, 71 votuan pro, 34 kundër, një abstenim.

Deputeti i NISMA për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka pyetur Qeverinë dhe Kryeministrin se çka është kjo hallakamë e krijuar rreth Trepçës.

Krasniqi ka thënë se duke e parë se si po sillen Qeveria e Kosovës po dëshmojnë se nuk e dinë çka është politika, qeverisje dhe manxhimi i pasurisë kombëtare.

“Vendi nuk mund dhe nuk duhet të qeveriset kështu”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi ka thënë se pozitat që i kanë marrë udhëheqësit e Shtetit janë sikur në lojën “gërvisht dhe fito”.

Shefi i Grupit Parlamentar i VV’së, Visar Ymeri ka kundërshtuar idenë e Qeverisë për të mos e futur në rend të ditës pjesën e Trepcës në ligjin për ndërmarrjet publike.

Ai e ka quajtur skizofreni heqjen e Trepcës nga Ligji për ndërmarrjet publike.

“Kjo seancë e sotme vjen pas anulimit të seancës së orës 10 dhe pas kërcënimeve të Qeverisë së Beogradit ose me strukturën e Qeverisë së Serbisë e cila është e trupëzuar në Listën Srpska”, ka thënë Ymeri.

Në anën tjetër, Shefja e deputetëve të AAK-së, Donika Kadaj ka thënë se AAK voton vetëm ligjin për të futur Trepçën si ndërmarrje publike.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here