Kuvendi

0

Kuvendi i Kosovës ende nuk ka filluar seancën e radhës.Kjo pritet të ndodhë gjatë ditës së sotme por nuk ka një orë të caktuar.”Problem është bërë pika e rendit të ditës për “Trepçën” dhe ka mundësi që kjo pikë e rendit të ditës edhe të hiqet nga mbledhja e rendit të ditës”-tha një burim i portalit Online.Mirret vesh se ndërkohë grupet parlamentare po diskutojnë për këtë çështje.Mësohet se po bëhen presione si nga ndërkombëtarët ashtu edhe nga Qeveria serbe për të anuluar vendimin e Qeverisë së Kosovës për privatizimin e Trepçës.

Vazhdon …

Me një orë e gjysmë vonesë fillon punimet seanca e mbledhjes së Kuvendit të Kosovës.Kryeministri Isa Mustafa merr fjalên para deputetetëve duke folur për pikën e rendit të ditës privatizimin e “Trepçës”.”Qeveria ka marrë iniciativën e privatizimit të Trepçës për të evituar falimentimin.Me vendim të Qeverisë pika e rendit të ditës e thirrur do të shtyhet për një seancë tjeter.Qeveria ka paralajmëruar mbledhje sot në orën 16,pikërisht për diskutimin e kësaj pike.

Në mungesë të një një pike tjetër për debat,Kuvendi i përfundon punimet e sotme.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here