Kuvendi dhe Qeveria e Republikës së Kosovës dënojnë ndalimin e deputetit Slobodan Petroviq, nga policia e Serbisë

0

Qeveria e Republikës së Kosovës me shqetësim e ka pranuar informatën se në vendkalimin kufitar në Merdare, është ndaluar deputeti Kuvendit, Slobodan Petroviq, nga policia serbe, pa asnjë arsye dhe se i njëjti është mbajtur për orë të tëra në këtë vendkalim.

Përmes një kumtesë për media, Qeveria është shprehur se kjo nuk është hera e parë që qytetarët e Kosovës, posaçërisht ata të komunitetit serb, që punojnë nëpër institucionet e Kosovës e që janë subjekt i hetimeve, keqtrajtimeve dhe fyrjeve nga autoritetet serbe.

Qeveria e quan të pa tolerueshëm rastin e sotëm dhe kërkon që këto praktika nga ana e Serbisë të ndërpriten sa më shpejt dhe që në të ardhmen asnjë qytetarë i Kosovës, nga asnjë përkatësi etnike të mos ketë problem të tilla.

 “Serbia duhet ta kuptojë njëherë e mirë se situatat e tilla nuk i kontribuojnë fqinjësisë së mirë”, thuhet në reagim.

Edhe Kuvendi i Republikës së Kosovës me shqetësim të thellë ka pranuar lajmin për ndalimin e deputetit të tij, Sllobodan Petroviq, nga ana e xhandarmërisë së Serbisë, në pikën kufitare në Merdare.

Deputeti Petroviq ishte duke udhëtuar në një vizitë familjare në Serbi (përkatësisht te motra e tij), në momentin kur është ndaluar dje rreth orës 11:30 dhe intervistuar nga ana e xhandarmërisë serbe.

Deputeti i katër legjislaturave të Kuvendit, njëherësh ish-nënkryetar i tij, Sllobodan Peptroviq, është liruar pas katër orë mbajtjeje dhe maltretimi nga ana e organeve serbe të sigurisë.

Kuvendi i Republikës së Kosovës dënon ashpër ndalimin e deputetit të tij, duke e konsideruar atë akt të ulët dhe të papranueshëm.

Kuvendi i Republikës së Kosovës kërkon nga udhëheqja e Parlamentit të Serbisë që të distancohet dhe të dënojë rastin, i cili, si i tillë, paraqet shkelje flagrante të të drejtave të njeriut e të lëvizjes së lirë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here