Kush u zgjodhë në kryesinë e re të Lëvizjes VETVENDOSJE?

0

Në mbledhjen e sotme, të XIX, të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE! është zgjedhur edhe Kryesia e re. Me propozim të Kryetarit, Visar Ymeri e me shumicë të votave nga Këshilli i Përgjithshëm anëtar kryesie të këtij subjekti do të jenë: Nënkryetar i Parë – Driton Çaushi, sekretar organizativ – Dardan Molliqaj, sekretar për Marrëdhënie me Jashtë – Boiken Abazi, koordinatore e Komiteteve – Dejona Mihali. Ndërkaq, me propozim të Këshillit të Përgjithshëm dhe me shumicë të votave, anëtarë të tjerë të Kryesisë u zgjodhën: Fatmire Mulhaxha Kollçaku – Nënkryetare e Dytë, Hydajet Hyseni – Kaloshi – Kryesues i Këshillit të Përgjithshëm dhe anëtarë kryesie, Artan Abrashi, Belgzim Kamberi, Elvis Hoxha, Marigonë Drevinja, Salih Zyba, Ylli Hoxha dhe Zgjim Hyseni. Me propozim të Grupit Parlamentar dhe me shumicë të votave nga Këshilli i Përgjithshëm kryetar i Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! është zgjedhr Glauk Konjufca.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here