Kush janë të vrarët në Prizren?

0

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prizrenit, Hazir Berisha i ka dhënë për KALLXO.com emrat e 3 të vrarëve në Prizren. “Viktimat janë Haki Thaçi, Ferdi Shishko dhe Bilgin Ersoi,” ka bërë me dije Berisha. “Policia sapo ka gjetur veturën e braktisur me të cilën dyshohet se të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes, policia është në kërkim të tyre,” ka treguar Berisha ndërkaq për të dyshuarit, pa dhënë identitetin e tyre. Berisha nuk ka folur për motivet eventuale të këtij krimi por në një komunikatë zyrtare të lëshuar në orët e mbrëmjes Zyra Rajonale e Informimit nga Policia e Kosovës ka thënë se “tanimë ekziston një pistë hetimi”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here