Kush janë njerëzit më të lumtur në Evropë, sipas sondazhit më të ri të BE-së?

0

Të rinjtë polakë janë më të lumtur se sa të rinjtë britanikë, gjen një sondazh i ri nga BE-ja në të cilin janë anketuar grupmoshat në të gjitha shtetet e BE-së për kënaqësinë e tyre të jetës.

Kanë qenë edhe shumë të gjetura të tjera të habitshme në hulumtimin e kryer në vitin 2013 nga Eurostat, një pjesë e të cilave është publikuar dje në Ditën Ndërkombëtare të Lumturisë, derisa rezultatet e plota të këtij hulumtimi pritet të publikohen në qershor të këtij viti.
Pra më 2013 evropianët ishin pyetur “Sa të kënaqur jeni ju me jetën tuaj?”, dhe ata ishin përgjigjur nga 0 (“të pakënaqur”) deri në në 10 (“jashtzakonisht të kënaqur”).
Mbretëria e Bashkuar ka një rezultat mesatar prej 7,3, njëjtë si Gjermania dhe Polonia. Vendet me rezultatet më të larta janë Finlanda, Zvicra dhe Suedia, të trija me 8.0. Dhe me rezultat më të ulët janë Bullgaria, Serbia dhe Qipro.
Mbi 75 vjeqarët në Bullgari ishin më të pakënaqurit nga të gjithë

Të rinjtë janë më të prirur për të qenë optimist për jetët e tyre, gjithmonë duke e ranguar kënaqësinë e tyre të jetës mjaft lartë. Por në Bullgari veçanërisht, të moshuarit – ata mbi 75 vjeqar – ishin më të pakënaqurit. Ata e ranguan kënaqësinë e tyre të jetës në vetëm 3,8.

Pensionistët në Danimarkë janë më të lumturit

Por danezët i kundërvihen trendit të pensionistëve bullgarë. Në Danimarkë të sapopensionuarit, njerëz midis 65 dhe 74 vjeqare votuan kënaqësinë e tyre të jetës në 8,6, më e larta e çdo grupmoshe dhe e çdo vendi në Evropë. Të dytët pas tyre, të rinjtë e moshës 16-24 në Austri ishin pothuajse sa ata të kënaqur. Ata e ranguan kënaqësinë e jetës në 8.4.

Të moshuarit e Britanisë së Madhe i kundërvihen trendit gjithashtu

Njerëzit më të kënaqur në Britani të Madhe kanë qenë 65-74 vjeçarët të cilët vlerësuan lumturinë e tyre në 7,7 nga dhjetë. Pas tyre vije grupmosha 35-64 vjeq me 7,1.

Vendet e Mesdheut me rezultat të keq

Vendet që zakonisht asociojnë me kohë të mirë dhe jetë të mirë kanë shënuar rezultat relativisht të ulët. Grekët kishin një nivel mesatar lumturie me 6,2, italianët arritën deri në një kënaqësi mesatare të jetës me 6,7 dhe spanjollët mesatarisht në 6,9.

Shëndeti para parave

Hulumtuesit e këtij sondazhi kanë gjetur se shëndeti ishte faktori më i rëndësishëm në të vendosurit rreth kënaqësisë së jetës, e ndjekur nga pasuria, dhe pastaj sigurimi i punës apo punësimi.

Pyetja kryesore e sondazhit ishte:

Sa i kënaqur jeni me jetën tuaj?

0(aspak i kënaqur)

1-3(jo shumë i kënaqur)
4-6(mesatarisht i kënaqur)
7-9(mjaft i kënaqur)
10(jashtzakonisht i kënaqur)

laugh

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here