Kush janë dy modelet shqiptare që do të marrin pjesë në konkursin e madh që mbahet në Liban?

0

Oltjana Zdrava dhe Arsilda Lila janë modelet shqiptare që do të përfaqësojnë Shqipërinë dhe Kosovën në “Next Top Model of the World 2015 ” një prej konkurseve më elitare ndërkombëtare, që zhvillohet në Liban. Denada Melania Sadedini, Producente, Drejtoreshë kombëtare dhe Mbajtëse e Patentes së “Miss&Mister Beauty Albania” bën të ditur se modelet e “Miss Beauty Albania” fluturojnë drejt Libanit më datën 15 Maj.

Oltjana Zdrava është në hapat e parë të karrieres, por që premton shumë.  Konkurente e “Miss & Mister Beauty Albania 2014” . Më e klikuara e këtij edicioni në rrjetin social Facebook. Në këtë konkurs u vleresua me çmimin e internetit.

Arsilda Lila, viti 2014 qe shumë i suksesshëm për të. Përfaqësuese e Shqipërisë në “Top Model Mediterranean 2014” që u zhvillua në Qipro, ku triumfoi duke sjellë në Shqipëri kuroren e Mesdheut. Përfaqësoi Mesdheun në  “Top Model of the World 2014” që u zhvillua në Egjipt, ku mori çmimin special të fotografëve. Menjëherë më pas u përzgjodh dhe përfaqësoi Shqipërine në “Miss Bright of the Wold 2014 “që u zhvillua në Kinë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here