Kush janë 7 personat e akuzuar sot në Ferizaj për terrorizëm?

0

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë, pranë Departamentit për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Ferizaj, kundër të pandehurve: Zeqirja Qazimi, Ilir Berisha, Sadat Topojani, Burim Ballazhi, Jetmir Kyqyku, Liridon Kabashi dhe Ilir Krraba, për kryerjen e disa veprave penale që ndërlidhen me terrorizmin. Sipas një komunikate zyrtare nga zëdhënësja e Prokurorisë Soeciale të Republikës së Kosovës, Liridonë Kozmaqi Hajdaraj, të pandehurit: Zeqirja Qazimi, Ilir Berisha, Sadat Topojani, Burim Ballazhi dhe Jetmir Kyqyku, “u kanë bërë thirrje personave të tjerë për të kryer ose për të marrë pjesë në kryerjen e veprave terroriste, të marrin pjesë në aktivitetet e grupit terrorist dhe të sigurojnë fonde dhe burime materiale”, kështu që sipas prokurorisë me këtë kanë kryer veprën penale: “Rekrutimi për terrorizëm”, nga neni 139 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Të pandehurit: Ilir Berisha, Sadat Topojani, Burim Balazhi, Liridon Kabashi dhe Ilir Krraba, ndërkaq sipas akuzës kanë marr pjesë në veprimtarinë e grupit terrorist, në atë mënyrë që paraprakisht janë dakorduar që të shkojnë në luftë në Siri dhe t’i bashkohen grupit të shqiptarëve që kanë luftuar në anën e organizatës terroriste “ISIS”, dhe me këtë kanë kryer veprën penale: “Organizimi dhe pjesëmarrja në grupin terrorist”, nga neni 143 par.2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. I pandehuri Zeqirja Qazimi, sipas akuzës duke e keqpërdorur pozitën e tij si Imam në Xhamin “ El-Kuddus” në Gjilan, publikisht ka nxitur dhe përhapur urrejtje, përçarje dhe mosdurim midis grupeve kombëtare, racore, fetare, etnike dhe grupeve tjera që jetojnë në Republikën e Kosovës, dhe me këtë ka kryer veprën penale: “Nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik” nga neni 147 par.2 lidhur me par. 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Aktakuza është ngritur nga një prokuror vendës i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, i cili i ka propozuar Gjykatës që pas administrimit të provave dhe përfundimit të shqyrtimit gjyqësor të pandehurit, për veprat penale që akuzohen, t’i shpallë fajtor dhe t’i gjykojë sipas ligjit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here