Kush janë 5 presidentët më të pasur të SHBA-ve për të gjitha kohërat?

0

1. George Washington-presidenti i parë i SHBA-ve
Vlera e pasurisë: 525 milionë dollarë
President nga viti 1789-1797
Washington posedonte 8 mijë hektarë tokë bujësore të klasit të parë që punoheshin nga mëse 300 skllevër. Gruaja e tij Marta ka trashëguar një pasuri të konsiderueshme nga babi i saj. Si president Washington ka fituar më shumë se presidentët e mëvonshëm të SHBA-ve. Paga e tij ishte sa 2 për qind e buxhetit total të SHBA-ve në vitin 1789.
2. Thomas Jefferson-presidenti i 3-të i SHBA-ve
Vlera e pasurisë: 212 milionë dollarë
President nga viti 1801-1809

Jeffersonit i ishin lënë 3 mijë hektarë dhe disa dhjetëra skllevër nga babai i tij. Shtëpia e tij në një plantacion 5 mijë hektarësh në Virgjinia ishte një nga mrekullitë arkitekturale të kohës. Ai kishte bërë para të konsiderueshme në pozita të ndryshme politike para se të bëhej president, por ishte zhytur në borgje nga fundi i jetës së tij.
3. Theodore Roosevelt-presidenti i 26-të i SHBA-ve
Vlera e pasurisë, 125 milionë dollarë
President nga viti 1901-1909

Roosevelt ka qenë i lindur në një familje të shquar dhe të pasur. Ai ka humbur shumicën e parave dhe është detyruar të punojë si autor që t’i paguaj faturat. Roosevelt i ka kaluar pjesën më të madhe të viteve si i rritur, në shërbime publike, në punë shtetërore.

4. Andrew Jackson-presidenti i 7-të i SHBA-ve
Vlera e pasurisë: 119 milionë dollarë
President nga viti 1829-1837
Derisa konsiderohej se ishte në kontakt me klasën e mesme amerikane Jackson në heshtje u bë njëri nga presidentët më të pasur të viteve 1800. Jackson ishte martuar në pasuri dhe kishte bërë para në ushtri. Ferma-shtëpi e tij përfshinë 1 mijë e 50 hektarë tokë të klasit të parë si pasuri e patundshme. Gjatë jetës së tij ai kishte në pronësi rreth 300 skllevër. Jackson ka hyrë në borgje të konsiderueshme më vonë në jetë.
5. James Madison-presidenti i 4-të i SHBA-ve
Vlera e pasurisë: 101 milionë dollarë
President nga viti 1809-1817

Madison ishte pronari më i madh i tokës në Qarkun e Virginias “Orange”. Ai posedonte 5 mijë hektarë tokë dhe plantacione si pasuri. Ai bëri pasuri të rëndësihme si sekretar i shtetit dhe si president. Madison ka humbur para kah fundi i jetës së tij për shkak të kollapsit financiar të plantacionit të tij.

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here