Kush janë 3 kandidatët nga të cilët do të dalë një anëtar i Gjykatës Kushtetuese?

0

Komisioni për Shqyrtimin e kandidatëve për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, pas përfundimit të intervistës me shkrim , më 17 mars 2015, sot ka mbajtur intervistën me gojë me këta kandidatë. Sipas një njoftimi nga Kuvendi i Kosovës në intervistën me shkrim dhe me gojë kanë marrë pjesë kandidatët Bekim Sejdiu, Mazllum Baraliu, Emrush Kastrtati, Ramadan Gashi, Rafet Haxhaj, Hava Ismajli dhe Arif Riza. Komisioni bazuar në vlerësimin e rezultateve me shkrim dhe me gojë, në bazë të numrit të pikëve të secilit kandidat, e ka krijuar listën e ngushtë prej 3 anëtarëve. Bekim Sejdiu, Mazllum Baraliu dhe Emrush Kastrtati, janë kandidatët të cilët do t’i dërgohen seancës së Kuvendit për votim.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here