Kush ishte ushtarja 16 vjeçe e batalionit “Atlantiku” të UÇK-së?

0

Elinda Muriqi ka qenë vetëm 16 vjeç kur kishte ardhur nga SHBA në malet e Pashtrikut për të luftuar për Kosovën. Ushtari këtij batalioni, Uk Lushi, flet me konsideratë të lartë për këtë ushtare. “Me ‘Atlantikun’ ka luftuar edhe Shote Galica, Tringe Smajlja dhe Nora e Kelmendit, vajza 16- vjeçare Elinda Muriqi. Kjo motër e jona na ka zbardhur fytyrën në beteja dhe e ka ndriçuar emrin e vajzës dhe femrës shqiptaro-amerikane sa të ekzistojë bota. Ajo ka qenë përfaqësuesja e denjë e femrës shqiptare dhe nderi më i naltë i Batalionit “Atlantiku”. Nuk ka medalje e as mirënjohje formale që e shpreh madhësinë e Elinda Muriqit. Kjo vajzë e re ka hyrë në rendin e heroinave shqiptare dhe ka treguar lavdinë e Teutës, Xhevë Lladrovcit, Antigona Fazliut dhe qindra vajzave dhe femrave shqiptare që kontribuan në fitoren e shqiptarëve kundër okupatorëve serbo-sllavë. Të faleminderit motra jonë, Elinda Muriqi!”, shkruan ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here