Kush ishte shef i mafias komuniste pas vdekjes së Enver Hoxhës,sipas Liljana Hoxhës?

0

Liljana Hoxha ka botuar në shtypin e ditës disa faksimile letrash të familjes Hoxha të fillim viteve ’90, ku ndër të tjera shkruan:

“…Me gjithë akuzat ndaj Nexhmije Hoxhës për bashkëpunim me Ramiz Alinë sidomos pas vdekjes së Enver Hoxhës, në vitet 90 nuk mund të mendonim kurrë që shefja e vërtetë e mafies komuniste dhe shtetit post tij të ishte vetë ajo, krahasuar me Ramiz Alinë që zyrtarisht përfaqësonte gjithçka.

Aq më tepër që në 92 ajo ra në burg në kohën që R.Alia ishte President i Republikës konform ç’ka ai ka shpalosur më lart.

Nëse në këtë kohë vëllai i madh i Sokolit me të shoqen, mbesë e Ramiz Alisë bashkëjetonin me mafiozin sicilian Xhakomo, mik i Ramiz Alisë, unë e Sokoli bënim mbrojtjen e Nexhmijes para gjithë organizatave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut duke besuar që ishte burgosur vetëm si gruaja e Enver Hoxhës pa kuptuar ende që ky ishte projekt i tyre për tu dënuar për shpërdorim karamelesh.

Po japim të dokumentuar një nga rastet pranë Komitetit të Mbrojtjes nga WILPF Italia, që ndiqte me rigorozitet edhe gjykimin e saj.

Liliana Hoxha 26 Janar 1993, drejtuar Forumit Internacional ONO dei Popoli:

“…Jam duke bërë rezymenë e mbrojtjes derisa të përkthejmë të gjitha materialet. Avokati i mbrojtjes vuri në dukje që nga ana e akuzës penale mungon roli subjektiv i procesit të saj penal, që mbetet vetëm: Përvetësim i fondeve publike.

Ai nënvizoi cilat janë zërat e përvetësimeve publike si: Shpenzimeve për dreka e pritje zyrtare, të vizitave nga populli në shtëpinë e E.Hoxhës, mjekimet, dhuratat që ju janë bërë mjekëve të huaj.

Të gjitha këto kryer me vendimet e personaliteteve më të larta qeveritare e partiake të kohës përkatëse.

Është e qartë që nuk ekziston mundësia ligjore sipas të cilës Nexhmije Hoxha të gjykohet fajtore.

Siç tha dhe ajo vetë është e përgatitur për çfarëdo vendimi nga gjykatësi sepse gjyqi ka karakter vetëm politik.

Merci, je vous embrasee tres fort..”

Sokol Hoxha, drejtuar: Circolo Pietro Secchia 00146 Roma, Via Ostiense 202 Tel/Fax 06/5433250

Te dashur miq

Mësuam me kënaqësi mesazhin tuaj për sa i përket indinjatës dhe preokupimit për procesin kundër nënës tonë Nexhmije Hoxha që siç edhe juve e shprehni është një proces politik që po zhvillohet jo vetëm për të, por kundër komunizmit. Edhe një herë ju falënderojmë nxehtësisht për mbështetjen tuaj

Me respekt nga familja jonë Sokol Hoxha

/dita

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here