Kush ishte komandanti i aeroplanit të rrëzuar më 24 mars Airbus A320?

0

Kush ishte Patrick Sondheimer,komandanti i aeroplanit Airbus A320 që u rrëzua në Alpet franceze nga zëvendës piloti Andreas Lubitz?Dy javë pas rrëzimit të aeroplanit publikohen fotografitë e para të komandantit i cili sot quhet “heroi i Airbus A320”.Është kompania Germanwings që publikon fotografinë e tij dhe të ekuipazhit.

Patrick Sondheimer ishte 36 vjeçar dhe baba i dy fëmijëve të moshës së re.Sipas dëshmive të dy “kutive të zeza” komandanti u mundua deri në fund t’i shpëtonte pasagjerët e tij.Tentimi shkoi deri aty sa që Patrick Sondheimer u mundua që me sopatë ta hap derën e kabinës së pilotëve.

Një memorial është hapur në Köln të Gjermanisë nga kompania Germanwings në përkujtim të anëtarëve të ekuipazhit të Airbus A320./Online

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here