Kush është xhihadisti “John”?

0

Shërbimet sekrete të Britanisë  kanë arritur të zbulojnë identitetin e xhihadistit të njohur të ISIS-it i cili prejti kokat e disa pengjeve duke u identitfikuar si “Jihadi John” i ISIS-it.Sipas Shërbimeve britanike fjala është për Mohammed Emwazi një britanik me origjinë nga një lagje e Londrës.Është 26 vjeçar dhe është i diplomuar në informatikë.Ai ka shkuar në luftën e xhihadit në Siri në vitin 2012.Sipas gazetës amerikane “The Washington Post” një mik i tij konformon në kushte anonimiteti se fjala është për Jihadi Johnin dhe se ishte i sigurt në identifikimin e “mikut të tij më të ngushtë”.Një tjetër kontakt anglez poashtu i njohur i Mohammed Emwazit konfirmon se eshtë më se i sigurt se fjala është për mikun e tij të cilin e njohte para se ky të shkonte në Siri.

Për herë të parë Jihadi John u paraqit në videon e gushtit të vitit 2014,pas vrasjes së gazetarit amerikan James Foley.Ai ishte present edhe në heqjen e kokës  së gazetarit të dytë amerikan Steven Sotloff,të punëtorit humanitar anglez David Haines,të shoferit taksist anglez  Alan Henning dhe amerikanit Abdul-Rahman Kassig.Poashtu kohët e fundit ai ishte prezent edhe në heqjen e kokës së japonezëve Haruna Yukawa dhe Kenji Goto./Burimi AFP/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here