Kush është vrasësi i rojës në “Albi Mall”?

0

Para pak çastesh në Policinë e Kosovës është dorëzuar i dyshuari kryesor për vrasjen e rojtarit në qendrën tregtare “Albi Mall” ditë më parë.

Burime të Indeksonline kanë bërë të ditur se i dyshuari është L. Sadikaj dhe ai e ka pranuar se e ka shkrepur armën në drejtim të viktimës.

Dje policia e ka arrestuar një person tjetër, punëtor në kafiterinë në “Albi Mall” ku ishte kryer vrasja.

Roja Nazmi Ramadani u vra në mëngjesin e 30 marsit derisa tentoi të ndalonte grabitësit e arkës së një kafeterie në “Albi Mall”.

Policia sot gjithashtu njoftoi se ka gjetur edhe armën me të cilën dyshohet së është vrarë Nazmi Ramandani. /Indeksonline/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here