Kush është Sevim Dagdelen,deputetja e Bundestagut gjerman?

1

SEJDI SOPI

Kush është Sevim Dagdelen, deputetja e Bundestagut gjerman, rreth të cilës mbas vakti shkruajnë gazetat kosovare dhe së fundi edhe Jakup Krasniqit i doli gjumi të thotë diçka.
Deputetja e Bundestagut gjerman Sevim Dagdelen, është me origjinë kurde nga Turqia e cila prej vitit 2005 është deputete e Bundestagut nga Partia “Die linke”, e majta gjermane, kryesisht e përbërë nga ish komunistë në ish Gjermaninë lindore të edukuar në frymën komuniste të ish Bashkimit Sovjetik. E frymëzuar nga fraksionet e organizatave ilegale kurde në Gjermani të ndikuara nga ideologjia sllavokomuniste ruse, ajo si studente u angazhua në këtë linjë prosllave ruse. Gjatë luftës së Kosovës e deri në ditët e sotme ajo në Gjermani aktivisht në kontinuitet lobon kundër shqiptarëve e Kosovës dhe mbron politikën serbe në të gjitha instancat politike gjermane. Për shkak të veprimtarisë antiturke nga shteti turk është shpallur e padëshirueshme, akuzon Turqinë për gjenocid kundër armenëve në Luftën e Parë Botërore, akuzon shqiptarët si kolaboracionistë të nazifashizmit në Luftën e Dytë Botërore për gjenocid ndaj serbëve etj., akuzon shqiptarët e Kosovës për pastrim etnik të serbëve e romëve të Kosovës pas çlirimit të Kosovës më 1999 etj, etj. Sevim Dagdelen në krizën aktuale në Ukrainë, hapur mbron politikën ruse të Putinit, akuzon Evropën dhe SHBA-në dhe Angela Merkelin për dominim politik, ekonomik dhe ushtarak në Botë……Andaj gazetat, portalet e ndryshme në Kosovë vonë iu ka ra ndërmend të shkruajnë për antishqiptarizmin e kësaj deputeteje gjermane pa autoritet. Sevim Dagdelen me kombësi kurde, s´është e drejtë të identifikohet me popullin turk, siç po ndodhë me shkrimet e disa të painformuarëve në gazeta e portale tona.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here