Kush është “Rambo” i Irakut nga i cili ka frikë ISIS-i?

0

“Rambo” nga Iraku u bë i famshëm në mesin e ushtarëve, pasi ai ishte paraqitur me armë të rënda dhe me sëpata e më shpata. Një ish-profesor universitar, 40-vjeçari Abu Azrael i cili siç e quajnë irakianët “Engjëlli i vdekjes”, është bërë një legjendë në mesin e ushtarëve irakianë që luftojnë kundër shtetit islam. Irakianët atë e njohin si ushtar trim, me sëpatë dhe me automatik në dorë, dhe është imazhi kryesor i brigadës “Imam Ali”, i milicisë shiite irakiane që financohet nga shteti iranian, transmeton TetovaSot.
Profilet e tij të rrjeteve sociale kanë më shumë se 250.000 ndjekës. Ebu Azrael dëshiron shumë të fotografohet dhe të del si i guximshëm në fushët e betejës me armë të rënda. Militantët irakianë e njohin atë si “Rambo i Irakut”.
Milici shiit aktualisht është duke luftuar në anën e ushtrisë irakiane për t’u kthyer në qytetin e Tikrit, i cili u pushtua nga shteti islam.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here