Kush është personi që mund të ngjallet sërish?

0

Më 12 janar 1967 doktor James Bedford bëhet personi i parë që ruhet kryonikalisht (në gjendje të ngrirë) me qëllim të ringjalljes në të ardhmen. Bedford ishte professor i psikologjisë në Universitetin e Kalifornise dhe autor i disa librave në fushën e tij. Pak orë pas vdekjes nga kanceri (73 vjeç), trupi i Bedfordit u vendos në temperaturë të caktuar nën-zero gradë Celsius. Me testament, ai kishte lënë edhe 100 mijë dollarë që të përdoreshin për mirëmbajtjen e trupit në gjendje të grirë. Që nga ajo kohë, 12 janari festohet si Dita e Bedfordit nga ata që besojnë në këtë mënyrë ruajtje për t’u kthyer në jetë kur mjekësia të jetë në gjendje të shërojë çdo sëmundje.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here