Kush është përforcimi i ri i Kombëtares shqiptare?

0

Ylli Cërmjani është anëtari më i ri i Kombëtares shqiptare. Mesfushori shqiptar i lindur dhe rritur në Gjermani, aktualisht luan me FC Ingolstdt U23. Në një bisedë për portalin asport.info, 18 vjeçari me origjinë familjare nga Gjakova shpreh falenderimin për shtetin gjerman për gjithçka çfarë ata i kanë ofruar dhe për siç thotë ai , kushtet fantastike që i janë mundësuar. Cërmjani flet edhe për kontaktin me krerët e FSHF-së për afrimin e tij ne Kombëtare, “Kontaktin e parë me FSHF e kam patur përmes menaxherit tim, ai ka folur me  Altin Lalën (trajnerin e Kombëtares U19).  Më pas jam ftuar në grumbullim me datë 16 prill, ku pritet të përgaditemi për dy ndeshjet kundër Bosnjës, më 21 dhe 23 prill.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here