Kush është mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj? VIDEO

0

Elseid Hysaj u lind më 20 shkurt 1994 dhe aktualisht laun me skuadrën italiane Napoli F.C . në Seria A si dhe me Kombëtaren e Shqipërisë. Ai është mbrojtës i majtë.

Babai Gëzim Hysaj emgIroi në Itali si shumë shqiptarë në vitet 90-ta që ishin në kërkim të punësimit për të mbajtur familjet e tyre. Hysaj u rrit në Shkodër me mamanë dhe gjyshërit e tij kurse babai i tij punoi në Itali si murator. Gjatë kohës që babai i tij punonte në shtëpinë e agjentit të futbollit, Marco Piccioli, Gëzimi i përmendi atij se djali i tij ishte një lojtar i talentuar, por për shkak se Elseidi ishte vetëm 10 vjeç në atë kohë, Piccioli këshilloi Gëzimin që të priste. Kur Elseidi mbushi 14 vjeç, ai udhëtoi në Itali ku u vlerësua nga Piccioli dhe mori pjesë në gjykimet e shumë klubeve të ndryshme, përfshirë edhe Fiorontinën përpara se përfundimisht të transferohej te akademia e Empolit.

Hysaj debutoi me Empolin në Kupën e Italisë kundër Fiorontinës në vitin 2011, ndërsa në Serie A më 2014 kundër Udineses. Për grupmoshat e Shqipërisë Hysaj kishte luajtur edhe më parë, por me Kombëtaren A debutoi kundër Gjeorgjisë në shkurt të vitit 2013.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here