Kush është drejtori i arrestuar për keqpërdorim të njehsorëve digjital?

0

Drejtori i Agjencisë së Metrologjisë në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Blerim Sokoli, që është arrestuar dhe po akuzohet nga gjykata për keqpërdorim me njehsorët digjital, ishte emëruar drejtor me 5 qershor të vitit 2013 në këtë agjenci.

Gjatë kohës sa Sokoli ishte drejtor, MTI-j udhëhiqej nga Aleanca Kosova e Re e Behgjet Pacollit.
Indeksonline merr vesh se Sokoli kishte punuar më herët në M-Technologie në pronësi të Mabetex Holding Sh.A, që është pronë e Pacollëve.

Sipas regjistrit publik të deklarimit të pasurisë, të deklaruar më 6 shtator 2013, Sokoli është pronar i pasurisë së paluajtshme në vlerë prej 1 milion euro.

Sokoli, si drejtori i Agjencisë së Metrologjisë merr pagë vjetore prej 9 mijë e 600 euro nga buxheti i Republikës së Kosovës për të bërë përveç tjerash edhe certifikimin dhe testimin e njehsorëve me defekte dhe të përfolur së fundmi të energjisë elektrike.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here