Kush është ABCDEFG HIJKLMN OPQRST UVWXYZ ?

0

Një grua në Kolumbi ka vendosur ta ndryshojë emrin dhe ka dashur që emrin e saj të ri ta ketë të veqant. Dhe ka vendosur që emri i saj t’i ketë të gjitha shkronjat e alfabetit. Ajo gjithmonë kishte kërkuar një emër të vështirë për ta thënë. Kjo grua që është mësuese me profesion ka kaluar 2 vjetë duke luftuar me burkoracinë për të ndryshuar emrin e saj, me të gjitha 26 shkronjat e alfabetit. Mësuesja 36 vjeqare sipas artikullit të botuar në “Mirror” ndjen nevojë vazhdimisht për “ridefinim” të vetes së saj varësisht nga disponimi dhe ka një shprehi që ta ndryshojë rregullisht emrin e saj. Por vendimi i fundit për ta quajtur veten Abcdefg Hijklmn Opqrst Uvwxyz ka qenë beteja më e madhe e saj deri tani. Gruaja, që më heret e ka quajtur veten Ladyzunga Cyborg, më në fund e ka marrë aprovimin pasi zyrtarët fillimisht e kishin refuzuar kërkesën e pazakont. Mësuesja nga Bogota në Kolumbi, ka thënë se gjithmonë i ka dashur emrat që është vështirë të thuhen. “Unë e kam ndryshuar emrin tim kështu që njerëzit nuk do ta dijnë se jam unë”, ka thënë ajo duke shtuar se gjithmonë ka dashur që të sjellë befasi në jetën e saj. Abcdefg e ligjëron artin dhe fotografinë në 3 universitete si dhe dizajnin e modës. Daniel Molano, nga Regjistri Kombëtar i Kolumbisë ka thënë se është bërë shkelje me vonesën për aprovimin e kërkesës së mësueses. “Nëse një noter civil ka refuzuar ta modifikojë emrin e saj në regjistrin civil, ka bërë shkelje të obligimeve të tij të punës”, ka theksuar ai. “Në thelb nuk ka rëndësi se sa e pazakontë është, kjo është diçka që duhet gjithmonë të lejohet.”, ka tërhequr vëmendjen Molano.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here