Kush e kishte futur në rrjedha të rakisë dhe të Letërsisë Ibrahim Rugovën?

0

Azem Shkreli ka qenë ai që e kishte futur Ibrahim Rugovën në ujërat e Letërsisë po edhe të alkoolit. Kështu ka treguar publicisti Salih Kabashi.

Këto detaje i ka sjellë përmes një postimi në Facebook bërë gjuhëtari Agim Morina.

“Njerëzit nuk e dijnë e Ibra nuk ia ka thënë askujt, por nëse dikush ka ndikuar në ecjen letrare të tij, ata janë axha i tij, Ali (Rrustë) Rugova dhe shkrimtari i ri e me talent, ndoshta romansieri i parë i Kosovës, rugovasi e për pasojë kushëriri i tij për nga kelmendësia, Azem Shkreli. Azemi, për më tepër, ia ka shti Ibrës në begeni jo veç letërsinë, por edhe rakinë..”, ka shkruar Kabashi, transmeton Morina. “Azemi e ka inkurajuar dhe i ka krijuar kushte për zhvillim në poezi e studim letrar, por edhe në rakipirje. Shkuarja e tij në Prishtinë, bursat nga Istogu, kredia studentore, puna me honorar në Obiliq atij i krijuan mjaft mundësi për të bërë sefa në “Riblji Restoran” në Prishtinë, të cilin e drejtonte Jeremije Dashiqi, ish-kryetar komune nê Istog dhe një bekri e njeri me shumê lidhje deri nê Komitet Qendror. Ibra aty me qindra herë ka ndejtë deri në fajront e pas fajrontit…”.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here