Mustafa: S’ka asnjë arsye të diskriminohet financiarisht Juniku

0

Akuzave të kryetarit të Komunës së Junikut, u ka reaguar edhe kryeministri Isa Mustafa.

Në një status në Facebook, Mustafa ka thënë se Qeveria zbaton kritere të njëjta për të gjitha komunat dhe për të gjithë qytetarët dhe nuk ka asnjë arsye që një komunë të ndihet e diskriminuar.

Ai është zotuar se nëse del që rregulla nuk është zbatuar si duhet, do të zbatohet, ndërsa ata që nuk e kanë zbatuar do të japin llogari.,

Mustafa ka thënë se nuk mund të ketë dallime të tilla të granti i përgjithshëm për kokë banori ndërmjet komunave, edhe përkundër zbatimit edhe të kritereve të tjera.

Kryeministri është zotuar se departamenti i buxhetit të komunave do të japë shpjegim konkret lidhur me zbatimin e kritereve.

Para Mustafës, ka reaguar ministri i Financave Avdullah Hoti i cili ka thënë se Juniku ka marrë para aq sa i takojnë.

Ndryshe, kryetari i Komunës së Junikut ka drejtuar akuza drejt Qeverisë Mustafa duke thënë se kjo e fundit po e diskriminon financiarisht komunën e tij.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here