Kusari Lila thotë se nënshkrimi i saj dhe i Dedës janë manipuluar nga LDK

0

Deputetja e Alternatives, Mimoza Kusari Lila ka thënë se nënshkrimi i saj dhe i deputetit, Ilir Deda për thirrje të seancës së jashtëzakonshme janë manipuluar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

Deputetja Kusari ka thënë se nuk është në Kosovë aktualisht, dhe se nuk e ka nënshkruar listën.

“Prej dje jam në Podgoricë, pra nuk gjendem në Kosovë dhe as nuk kam nënshkruar asnjë thirrje për seancë, e as nuk kam marrë thirrje nga ndonjë për nënshkrim. Sot e kam marr një mesazh nga Avdullah Hoti që ai pret koordinim nga ne për seancë, por jo unë nuk kam nënshkruar sot. Ai nënshkrim ka qenë kopje e ndonjë nënshkrimi tjetër”, ka thënë Kusari Lila.

Ajo ka shtuar se në Podgoricë do të qendroj deri nesër pasdite.

Ndërsa, edhe Deda i ka shkruar Kryesisë së Kuvendit duke kërkuar sqarime lidhur me nënshkrimin e tij.

Ndryshe, seanca pak minuta para se të nis, u ndërpre, pasi Veseli tha se në listën e nënshkrimeve gjenden edhe emrat e dy deputete të LDK-së që janë në Amerikë, Vjosa Osmani dhe Doruntina Maloku.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here