Kurti: “S’kemi gjë me Jabllanoviqin si serb, por me atë që ai përfaqëson si politikë”

0

MALISHEVË, 1 SHKURT – Albin Kurti lideri aktual i Lëvizjes Vetvendosje në një tubim me qytetarët e Mleçanit të Malishevës sot ka bërë thirrje sërish që të shkarkohet ministri Aleksandër Labllanoviq siq ka thënë jo për shkak se ai është serb por për atë që përfaqson si politikë, “e që është politika e Beogradit e cila e lufton Kosovën dhe pavarësinë e saj dhe nuk e njeh luftën e drejtë të popullit shqiptar”. Kurti ka thënë në Mleçan se nuk bënë të lejohet që kombinati “Trepça” të bëhet pjesë e bisedimeve Kosovë-Serbi në Bruksel. Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve të pranishëm dhe të tjerëve që të marrin pjesë në mënyrë sa më masive në “protestën paqësore” të së mërkurës në Prishtinë. Gani Krasniqi, anëtar i kryesisë së Lëvizjes Vetvendosje ka thënë në këtë tubim se politika aktuale qeverisëse në Kosovë ka devijuar nga interesi qytetar dhe nga ai kombëtar. Aktivistët e Qendrës së Lëvizjes Vetvendosje nga Malisheva i kanë njoftuar të pranishmit se të mërkurën mund të lajmërohen para objektit të Komunës së Malishevës, në ora 10:00 ku i kanë të siguruar autobusët për të udhëtuar falas për në Prishtinë në protestë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here