Kurti: Ratifikimi i Demarkacionit të Mehës me Malin e Zi është legjitim i tradhtisë së Thaçit

0

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, përmes një statusi në Facebook, ka thënë se ratifikimi i Demarkacionit të Mehës me Malin e Zi është legjitim i tradhtisë së Thaçit, njofton Klan Kosova.

Ky status i tij vjen pas ndërprerjes së dytë për votimin e Demarkacionit, pasi Deputetë të Partisë së tij, hodhën gaz në kuvend.

Statusi i plotë:

Ratifikimi i ‘Demarkacionit’ të Mehës me Malin e Zi është legjitimim i tradhtisë së Thaçit. Pasnesër ai i ratifikuar shkon në Bruksel për ta vazhduar ‘Zajednicën’ me Vuçiqin.

Ky regjim dëshiron t’i thotë Malit të Zi, Serbisë dhe ndërkombëtarëve se Isa Mustafa nuk ua kryen ‘Demarkacionin’, është Ramush Haradinaj ai që fal tokë të Kosovës; dhe, Isa Mustafa nuk ua kryen ‘Zajednicën’, është Hashim Thaçi ai që fal shtet të Kosovës. Janë të gjithë bashkë në dëmtimin e Kosovës. Janë secili të ndarë në garën e efikasitetit për dëmtimin e Kosovës. Serviliteti ndaj burokratëve ndërkombëtarë është bërë servilitet ndaj fqinjëve hegjemonë. Sepse, stabiliteti (në kurriz të drejtësisë) në Kosovë është veçse në funksion të stabilitetit rajonal (në kurriz të Kosovës).

Ndërkohë, qytetarëve tonë ua premtojnë heqjen e vizave pikërisht kriminelët që nuk duan të hiqen nga pushteti në Kosovë, e të cilëve u mbetet edhe një kusht i BE-së mandej: ta luftojnë vetveten.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here