Kurti: “Qeveria përgjegjëse për dhunën, protestat do të vazhdojnë”

0

PRISHTINË, 27 JANAR – Lideri i Lëvizjes Vetvendosje, Albin Kurti në një konferencë të jashtzakonshme shtypi nuk e ka pranuar barrën e përgjegjësisë për dhunën e cila eskaloi në protestën e organizuar nga ky subjekt. Ai ka thënë se fajtore për këta është Qeveria e Kosovës. “Po të ishte shkarkuar Aleksandër Jabllanoviq dhe po të ishte kthyer ligji për Trepçën sot nuk do të kishte protesta”, ka arsyetuar ai. Së këndejmi përgjegjësia për dhunën e sotme sipas tij i takon Qeverisë. Kurti ka thënë se protestat me kërkesat e deritashme nuk do të ndërpriten dhe për kohën e vazhdimit të tyre qytetarët do të njoftohen në ditët e ardhshme. “Do ta bëjmë publike në ditët në vazhdim se kur do të vazhdojë protesta”, ka theksuar Kurti.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here