Kurti: Propozimi që Thaçi të bëhet president çmenduri

0

Deputeti i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se Hashim Thaçi nuk duhet të jetë president.

“Besoj se data kur duhet tëzgjidhet presidenti i ri i Kosovës është bukur e largët kur kemi parasysh kohën intensive që do ta përbëjë janarin e vitit të ardhshëm. Unë tash nuk do të them se çfarë do të bëjëLëvizja Vetëvendosje dhe opozita e bashkuar kur të vijë ajo ditë por, kur të vijmë tek ajo urë do ta kalojmë edhe atë. U në besoj që Thaçi as nuk e meriton, e as nuk i takon që të bëhet president i Republikës së Kosovës. Ai ka bërë mjaftueshëm dëme si kryeministër dhe si ministër i Punëve të Jashtme, që tash mos të ndodh çmenduria e ardhshme duke e propozuar atë për president”, thotë Kurti për KosovaPress.

Ai shtoi se brenda koalicionit qeveritar ka personalitete të mira por jo ata që vin nëKuvend dhe përkrahin“Zajednicës,duke u ankuar për tymin e gazit lotsjellës tëopozitës së bashkuar, ndërkohë që i frynë zjarrit të Serbisë të quajtur “Zajednicë”

Ish-lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se si u shkarkua Jabllanoviqi, ashtu do të shkarkohet edhe kryeministri Isa Mustafa. Kurse, propozimin për t’u bërë Hashim Thaçi-president, Kurti e sheh si një çmenduri që vështirë se do të ndodhë nëse kemi parasysh kohën intensive që do ta përbëjë janari i këtij viti.

I përmbledh me një kronologji të gjitha ngjarjet që ndodhen në vitin 2015. Shkarkimin e Jabllanoviqit e quan sukses të protestave dhe presionit që u bë përmes këtyre protestave. Për deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili gjendet në arrest shtëpiak, viti 2015 ishte shumëi vështirë për qytetarët e Republikës së Kosovës, meqenëse u shtrenjtuan çmimet dhe nuk pati punësime ashtu siç u premtua.

Kurti thotë se kishte manipulime edhe me Trepçën, e cila edhe sot e kësaj dite ka mbetur e ngujuar përkatësisht e okupuar në veriun e Kosovës. Kurtit në këtë intervistë për KosovaPress, nuk i iku as Gjykata Speciale, për të cilën thotë se deputetët e kaluan nën presion dhe trysni.

E së fundmi opozita e përbërë prej Vetëvendosjes, AAK-së dhe Nismës, nisën kundërshtimin e një procesi tjetër që do të nënshkruhej në Bruksel, për krijimin e një Asociacioni të komun ave me shumicë serbe. Për Kurtin, por edhe për dy partitë tjera opozitare ,në Kosovë po krijohet një republikë sërpska dhe këtë fuqishëm e kundërshtuan për tre muaj rresht në Kuvendin e Kosovës, me gaz lotsjellës dhe protesta.

Protesta të tilla do të nisin edhe në vitin 2016, pasi që Asociacioni i Komunave Serbe që për opozitën e bashkuar është “Zajednicë”, u vërtetua edhe me një aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese. Ai vendim po i jep krah opozitës që të vazhdojë ta kundërshtojë deri në tërheqjen e nënshkrimit, ose edhe të rrëzimit të qeverisë.

Kurti ështëi bindur se kjo opozitë e bashkuar, e cila nuk po uambush syrin Qeverisë do ta rrëzojë shpejt atë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here