“Kurti po i përmend çlirimin dhe pavarësinë, ka qenë dhe ka punu kundër dyjave”

0

Berat  Buzhala

Albin Kurti ne nje postim per tubimin ne Gjakove, ne mes tjerash, paska thane: Qytetaret e dine qe pas clirimit dhe pavaresise keto jane zgjedhjet me te rendesishme…..

Kjo flet shume. Jo per Kurtin, por per PDK’ne dhe LDK’ne. Po e permend çlirimin dhe pavaresine. Ka qene dhe ka punu kunder dyjave. Nuk po them qe nuk i kane pelqy, por nuk ka besu ne to. Kurti ka qene per me e vazhdu luften pa marreveshje te Rambujese. Me e vazhdu luften per me pase shume, shume, shume ma shume viktima, me nje perfundim qe kishte me qene katastrofal. Nenshkrimin e Rambujese qe e solli çlirimin e Kosoves, Kurti edhe ne vitin 2006 e ka quajtur tradhti dhe kapitullim.

Ne te njejtat istikame Kurti ka qene edhe per pavaresine e Kosoves. Thojke po dojne me e pranu autonomi te serbeve ne kuader te Kosoves dhe autonomi te Kosoves ne kuader te Serbise. Thojke qe Pakoja e Ahtisaarit nuk e sjelle pavaresine dhe qe Amerika kurre nuk do ta pranoje Kosoven. I ka nxjerre popullin ne rruge me kete kushtrim te rrejshem kurse dy djem te ri jane vra, duke i besu atij.

Une besoj fort ne te drejten e njerzve per me ndryshu, ama perpara se me ndryshu, ata duhet me i dhane do shpjegime. Me u konfrontu per ndryshimin e qendrimeve. Me tregu pse kane mendu ashtu edhe me e be nje kerkim falje.

Asnje gabim, ama asnje gabim, i krejt elites politikes ‘te korruptuar’ nuk na kish kushtu ma shtrenjte se sa sikur ta kishin degju Kurtin ne vitin 1999 per Rambujene dhe Kurtin e vitit 2006/07/08 per pavaresine.

Mirepo, paramendojeni, njeriu qe i ka bere gjithe keto gabime, tash po pretendon me i fitu 50 plus perqind. Sepse hapesiren e ka bosh. Sepse te tjeret jane llom.

Nejse, voten time kurre :).

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here