Kurti nga Tirana thërret që shqiptarët të jenë të përgatitur për rreziqet e të ardhmes

0

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur një tubim në Tiranë.

Në fjalën e tij Visar Ymeri u ndal në zbërthimin teknik të asaj që përfaqëson Zajednica e Komunave me shumicë Serbe në Kosovë si dhe pasojat që do të vuajë Kosova nga zbatimi i saj. Glauk Konjufca bëri një shpjegim të avancimit të projektit antishqiptar të Serbisë në Kosovë përmes frymëzimit, mbështetjes dhe fuqizimit të tyre përgjatë viteve të fundit. Albin Kurti foli nevojën që shqiptarët kudo ndodhen në Ballkan të ndërgjegjësohen për sfidat dhe rreziqet që ofron e ardhmja në dritën e orekseve grabitqare të afishuara nga fqinjët. Ai bëri thirrje që shqiptarët kudo ndodhen duhet të jenë të përgatitur, të fuqizojnë ekonomitë dhe shtetet e tyre dhe se përpjekja e Vetëvendosjes për ndaljen e projektit të Zajednicës dhe demarkacionit kufitar me Malin e Zi shkon pikërisht në këtë drejtim. Kurti u shpreh se “me anë të protestave dhe aksionit të fundit politik të VETËVENDOSJE!-s në Kosovë i është dhënë një goditje jo Qeverisë së Kosovës, por Serbisë dhe planeve të saj në Kosovë”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here