Kurti e Ymeri i arsyetojnë kërkesat e protestës para Zhbogarit

0

PRISHTINË, 28 JANAR – Krerët e Lëvizjes Vetvendosje Albin Kurti dhe Visar Ymeri në një takim të mbajtur sot me përfaqësuesin special dhe shefin e zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar sipas një njoftimi për media të VV-së kanë biseduar rreth protestës së mbajtur një ditë më parë në Prishtinë dhe kërkesat e protestuesëve. Përfaqësuesit e VV-së sipas njoftimit i kanë thënë Zhbogarit se Aleksandër Jabllanoviq duhet shkarkuar “për shkak të sulmeve të tij ndaj historisë së Kosovës, përmes mohimit të krimeve të kryera nga forcat e armatosura të Serbisë në Kosovë”, si dhe “për shkak të konceptit politik që ai përfaqëson e i cili e do Serbinë sa më të fortë në Kosovë për ta bërë Kosovën sa më të dobët karshi Serbisë”. Njëkohësisht VV thotë se Kurti dhe Ymeri i kanë thënë përfaqësuesit të BE-së se “Trepça duhet të shndërrohet në ndërmarrje të veçantë publike ku vendimmarrja përfundimtare për të do t’i takonte Kuvendit të Republikës, në mënyrë që ajo të vendoset në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit dhe rritjes së mirëqenies së qytetarëve”. Njoftimi i VV-së nuk ka treguar se si është përgjigjur Zhbogar në adresimet e liderëve të këtij subjekti.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here