Kurti dhe Kumnova ftojnë për protestë gjithëpopullore të shtunën

0

Kundër deklaratave të ministrit për Komunitete dhe Kthim Aleksandër Jabllanoviq, do të organizohet protestë gjithëpopullore.

Këtë thirrje e kanë bërë sot kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe Kryetarja e organizatës “Thirrjet e Nënave”, Nusrete Kumnova, transmeton kp.

Në një konferencë për media, që të dy, Kurti dhe Kumnova, përveç qytetarëve, u kanë bërë thirrje edhe partive politike dhe shoqërisë civile.

Protesta është thirrur për të shtunën në orën 14:00 në Prishtinë, ku do të kërkojnë nga Kryeministri Isa Mustafa që të largojë nga qeveria, ministrin për Komunitete dhe Kthim, Aleksandër Jabllanoviq.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here