Kurti-ambasadorëve: Ju nuk e doni Kosovën më shumë se ne

0

Deputeti i Vetëvendosjes Albin Kurti, në një intervistë për “KosovaPress” foli për ambasadorët e shteteve të BE-së, për të cilët tha se, ‘ata nuk mund ta duan Kosovën më shumë se ne’.

Përfaqësuesit e shteteve të BE-së kanë kritikuar veprimet e Lëvizjes Vetëvendosje si në Kuvend, e po ashtu edhe në rrugë ndërsa i kanë dhënë përkrahje formimit të Asociacionit të Komunave serbe.

“Ne, jo gjithmonë pajtohemi për gjithçka me ambasadorët e huaj dhe natyrisht që ata janë ambasadorë të huaj. Ne jemi shumë mirënjohës dhe falënderues për kontributin që e kanë dhënë, sidomos me rastin e ndërhyrjeve të NATO-s dhe njohjes së pavarësisë së Kosovës. Mirëpo, vendin tonë nuk mund ta duan të tjerët më shumë se ne. Fundja, ju e dini shumë mirë që asnjë ambasador me familjen e tij nuk vazhdon të jetojë këtu. Jemi ne ata që jetojmë këtu.

Gazi lotsjellës në Kuvendin e Republikës hiqet për 30 minuta maksimalisht, ndërkohë që “Zajednica” po të instalohet, as për 30 vjet s’e heq dot. Ajo do të jetë trashëgimi e kësaj konjukture politike ndaj fëmijëve tanë, ndaj fëmijëve që ende nuk kanë lindur, ndaj brezave të ardhshëm në përgjithësi. Prandaj, këto çështje janë shumë më të mëdha  sesa deklaratat e këtij apo atij politikani apo diplomati, të cilët natyrisht që janë të përkohshëm edhe në mandatin e tyre”, ka thënë Kurti.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here