Kurti: Aktivitetet kundër Asociacionit të përditshme, të paparashikueshme, të pandalshme

0

Deputeti i lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka thënë se populli duhet që të ngrihet në këmbë në kundërshtim të Asociacionit të Komunave Serbe. Për ‘Epokën e Re’ Kurti ka bërë me dije se aktivitetet e Lëvizjes Vetëvendosje në kundërshtim të Asociacionit do të jenë të përditshme, të paparashikueshme dhe të pandalshme. Kurti ka thënë se Asociacioni është një parashtet i krijuar dhe se Asociacioni po e federalizon Kosovën. Kurti ka thënë se Qeveria e Kosovës i shërben mafies dhe familjarëve të saj. Për kryeministrin Mustafa ai ka thënë se është njeri frikacak që nuk bën veprime të mira pa presion popullor. Kurti ka thënë se partitë opozitare po punojnë me qytetarët për mobilizim.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here