Kurteshi: “Parashkrimi i rasteve gjyqësore, problem i madh për stabilitetin shoqëror”

0

PRISHTINË, 10 SHKURT – “Parashkrimi i rasteve në gjyqësor, paraqet një problem shumë të madh për stabilitetin shoqëror dhe ka ndikuar në zbehjen e imazhit të gjyqësorit”, ka thënë sot Avokati i Popullit, Sami Kurteshi në një mbledhje të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione të Kuivendit të Kosovës ku është biseduar për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut në Kosovë. Kurteshi ka thënë se shumë raste kanë ngelur pa u shqyrtuar fare nga gjykatat dhe janë parashkruar pas kalimit të afatit të përcaktuar. Ai ka bërë me dije në këtë mbledhje se ankesat e qytetarëve drejtuar këtij institucioni kanë shënuar rritje në 5 vitet e fundit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here