“Kurir”:shqiptarët do të sulmojnë veriun,Vranjën, Nishin dhe Kralevën

0

Një dokument top sekret i inteligjencës serbe, paralajmëron liderët e shtetit të Serbisë se shqiptarët po planifikojnë të kryejnë sulme në veri të Kosovës dhe në pjesën qendrore dhe jugore të Serbisë, duke përfshirë Vranjën, Nishin dhe Kralevën.

Në një shkrim të gazetës serbe” Kurir” ku i referohet një dokumenti top sekret të shërbimit sekret serb, thuhet se objektiv i sulmit janë forcat e sigurisë të Serbisë, transmeton lajmi.net.

Kjo gazetë serbe e cila gjatë dhe pas zhvillimeve në Kumanovë, nuk ka ndaluar së spekuluari lidhur me grupe të armatosura shqiptare, thotë se organizatorë të këtyre sulmeve janë Ramush dhe Daut Haradinaj, e edhe Shefkt Musliu, ish komandant i UÇPMB-së, i cili ndodhet në Kosovë.

Kjo gazetë kishte spekuluar edhe për rastin e Kumanovës ku kishte shkruar se lufta e vërtetë atje do të fillonte më 12 maj, gjë që në fakt doli të jetë vetëm një dezinformatë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here