Kur vdiq Bertrand Russell

0

Më 2 shkurt 1970 vdiq filozofi britanik Bertrand Russell, 97 vjeç, fitues i çmimit Nobel për letërsi, aktivist kundër luftës, shkoi në burg për pacifizmin e tij gjatë Luftës së Parë Botërore, bëri fushatë kundër Adolf Hitlerit, kritikoi totalitarizmit stalinist, sulmoi përfshirjen e Shteteve të Bashkuara në Luftën e Vietnamit, dhe ishte përkrahës i hapur i çarmatimit bërthamor. Në vitin 1950 Russell u nderua me Çmimin Nobel në Letërsi “për shkrimet e tij të ndryshme dhe të rëndësishme ku ai mbron idealet njerezore dhe lirinë e të menduarit”. Në vitin 1962 Russell luajti një rol publik në krizën e raketave kubane: në një shkëmbim telegramesh me udhëheqësin sovjetik Nikita Hrushov, Hrushovi e siguroi atë se qeveria sovjetike nuk do të tregohej e pamatur. Russell i shkroi edhe presidentit John F. Kennedy, disa thonë se letra iu kthye e pahapur. Pas vrasjes së Kenedit me atentat, Russell e barazoi rastin e Osvaldit me çështjen Dreyfus të fund-shekullit të 19-të në Francë, ku shteti gabimisht dënoi një të pafajshëm. Russell gjithashtu kritikoi shtypin amerikan për mos publikimi e zërave kritikë ndaj versionit zyrtar të vrasjes.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here