Kur të gjthë shihnin si ta ndihmonin të plagosurin erdhi dhe e vrau VIDEO

0

Një mashkull i moshës mesatare është plagosur në këmbë ndërkaq njerëzit janë mbledhur rreth tij duke u përpjekur t’i ndihmojnë. Por ata nuk kanë pritur që tragjedia të jetë edhe më e madhe. Në qytetin turk Bursa ka ndodhur një krim që s’mbahet mend. Në incizim shihet se si mashkulli i moshës mesatare është i plagosur në këmbë dhe rreth tij vërtiten njerëz të cilët i kanë ofruar ndihmë. Por pikërisht në ato momente e tërë situata ka ndërruar. Në fakt një mashkull më i vjetër është paraqitur me revole në dorë, i është afruar njeriut të plagosur i cili ishte i shtrirë dhe e ka vrarë me një plumb në kokë. Tani për tani nuk ka informacione se si ka ardhur deri tek ky krim por spekulohet se fjala është për hakmarrje të babait të cilit njeriu i vrarë ia ka lënduar të birin.

https://www.youtube.com/watch?v=tukJqJG9lf8

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here