Kur shikoj thinjat e mia

0

HAKI MORINA

Nganjëhjerë kujtoj dritaret,
kur të ftohtit kërcëllinte,
kur pas portës prisja i prangosur
mes të ftohtit e gjykimit,
dhembjes e durimit.

Nganjëherë më kujtohen shokët,
të padorëzuarat qëllime,
kur thyheshin nga brënda,
në shtigjet e fjalës,
me shikim lirie.

Kur shoh thinjat e mia,
kujtoj botën e madhe në copa,
kur kalonte pranë meje rinia,
kur koha rridhte si lumë që rrëmben,
nëpër duart e zëna peng.

Kur shoh thinjat e mia,
më kujtohen dritaret,
ajo pjesë e historisë,
tek kërkoja në vete njeriun e fortë,
si emrin e gdhendur,
në murin e vetmisë.

Nganjëherë më kujtohet
kur betimi për liri përmbushej,
si stuhi në fshehtësi,
që mundi të ftoftën robëri

Sa qenkam thinjur sot!
Eci pak përpara e dal përtej,
në temperaturën e metamorfozës,
hap një derë,
dhe kërkoj shokë
si atëherë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here