Kur Sali Berisha flet mirë për Edi Ramën

0

Në pothuajse dy vjet qeverisje, Sali Berisha ka vjellë vetëm vrer kundër qeverisë së majtë dhe kryeministrit Edi Rama. Por, sot ai ka gjetur momentin të thotë disa fjalë të mira.

Berisha ka vlerësuar mbledhjen e përbashkët të dy qeverive shqiptare dhe marrëveshjet e nënshkruara.

“Të dashur miq, sot dy qeveritë shqiptare, përkatësisht qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës, u mblodhën në Tiranë. Në këtë takim ato firmosën një seri marrëveshjesh. Takimi në format kabineti qeveritar, një praktikë e përhapur kjo midis vendeve fqinje, është një akt pozitiv, që së bashku me firmosjen e marrëveshjeve, meriton përgezime. Duke vleresuar takimin e sotëm dhe marrëveshjet e firmosura, shpreh bindjen se projektet e përbashkëta transnacionale si hekurudha Tiranë ­Prishtinë, infrastruktura e Alpeve, projektet energjitike, njësimi i ligjeve dhe praktikave në të dy vendet, janë interesi jetik i kombit tonë, por dhe rajonit në tërësi”, shkruan Berisha./Tema/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here