Kur presidenti Truman dha urdhër për ndërtimin bombës me hidrogjen

0

Pikërisht më 7 janar 1950 presidenti i SHBA-së Harry Truman shpall publikisht zhvillimin e bombës me Hidrogjen. Para se të merrte një vendim, presidenti u takua me një grup shkencëtarësh për t’i pyetur se çfarë mendonin rreth një bombe të tillë. Shkencëtarët ishin ata që kishin punuar për ndërtimin e bombës atomike dhe shprehën rezerva, pasi nuk donin të bëheshin pjesë e ndërtimit të një bombe edhe më shkatërruese. Truman, nga që nuk po merrte një përgjigje të qartë, e humbi durimin; “A janë rusët në gjendje të zhvillojnë një bombë me hidrogjen? pyeti ai, dhe përgjigja ishte – “Po!” –   “Atëherë çfarë dreqin presim, të na vijë bomba ketu?”, dhe dha urdhër për fillimn e projektit. Pas 4 vjetesh, më 2 shkurt 1954 – presidenti Eisenhower raportoi se prova e parë e Bombës me  Hidrogjen ishte kryer në vitin 1952 nën administratën Truman.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here