Kur presidenti Kenedi ia dha dorën Klintonit pa e ditur se një ditë do ta zëvendësonte

0

Pesëdhjetë e tre vjet më parë, kjo fotografi e rrallë dhe mjaft e veçantë është realizuar me 24 korrik 1963 në Kopshtin e Trëndafilave të Shtëpisë së Bardhë. Ajo tregon kreun e një grupi skautistësh në SHBA, Uilliam Klinton (Bill Klinton) që i jep dorën Presidentit të Amerikës dhe idhullit të tij, Xhon Kenedi. Kenedi ishte i zgjedhur si Demokrat dhe Presidenti më i ri në historinë e SHBA-ve. Vetëm 4 muaj pas kësaj fotografie Kenedi u vra në Dallas, Texas, ndërsa skautisti i ri u bë President i SHBA-ve në vitin 1992, 29 vjet pas kësaj fotoje, raporton MAPO. Klintoni ruajti gjithnjë adhurimin për Kenedin. Fotoja u bë hit në vitin 1992 gjatë fushatës elektorale.
Për fat të keq, ndryshe nga raste të ngjashme, Kenedi, nuk e mësoi kurrë se ai i kishte shtrënguar dorën një Presidenti të ardhshëm, pasardhës të tijin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here