Kur përdhoset “flamuri më i bukur në botë “

0

Festa me “flamurin më të bukur në botë” nisi që një ditë para ndeshjes të shumë pritur Shqipëri-Serbi ku shumë tifozë pushtuan rrugët me kenge e valle ne prag te perballjes se shumepritur te derbit te Ballkanit.

Por menjëherë pas rezultatit 0-2 ne favor te Serbisë disa tifozë shqiptarë nuk janë treguar qytetarë madje kanë hedhur pertoke flamurin me të cilin më parë brohorisnin me krenari.
Pamjet ende nuk dihen nga cili qytet i Shqiperise janë marrë por rëndësi ka që tifozët duhet të mësohen me humbjen dhe të respektojnë simbolet kombëtare.

Në disa vende të tjera përdhosja në këtë mënyrë e simboleve kombëtare dënohet me ligj ndërsa në Shqipëri kombëtarja ngrihet në qiellin e shtatë vetëm kur fitohet.

Humbja ndaj Serbisë për disa tifozë ishte e pakapërcyeshme pasi në foto duket qartë që është krijuar një kaos i vërtetë me gota, karige dhe tavolina të thyera.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here