Kur për herë të parë u përdor Insulina

0

Më 1 janar 1922 për herë të parë, mjekët në spitalin e Torontos, Kanada, përdorin insulinën për trajtimin e diabetit në njerëz. Para vitit 1922, personat me diabet të tipit 1 nuk jetonin më shumë se 1 deri 2 vjet. Edhe pse nuk kuron diabetin, insulina është një nga zbulimet më të mëdha në mjekësi, e cilësuar si mrekulli –  njerëzit me diabet në gjendje të rëndë, me vetëm pak ditë për të jetuar, falë insulinës, shpëtuan dhe u kthyen në jetë normale. Insulina u zhvillua në laboratorin e universitetit të Torontos. Katër mjekë e laborantë u morrën me këtë punë, por në vitin 1923 vetëm dy mjekët u nderuan me çmimin Nobel për mjekësi; dhe mjekët, personalisht, vendosën t’a ndanin shpërblimin Nobel me dy laborantët e tyre.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here