Kur mësimdhënësit e sistemit sekular luten si hoxhallarë në Shkup

0

Shkolla dhe feja ndonëse në shtete me rregullim sekular janë të ndara, por si duket kjo nuk vlenë për këta mësimdhënës të shqipe në Maqedoni. Ata shihet se po ushtrojnë rite fetare. Publicisti Xhemal Ahemti, që e ka postuar fotografinë, ka thënë se fetarizimi i shkollave nuk i shërben interesit të shqiptarëve në Maqedoni. “FEJA DHE SHKOLLA
Asgjë nuk iu shërben gruevskëve (krahut shovenist të spektrit politik) më shumë se fetarizimi i shkollave publike shqipe. Dhe besoj thellë se aktivistët e kësaj tendence janë në shërbim të agjenturave intrigante dhe shpifëse të shtetit”, ka shkruar ai. Sipas tij, kjo ka ndodhur në shkollën “ ”25 Maj” në Hasanbeg të Shkupit. Ngjarja kishte ndodhur gjatë fillimit të vitit të ri shkollor më 2015.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here