Kur lindi Adriano Çelentano

0

Më 6 janar 1938 në Milano, lindi Adriano Çelentano, këngëtar kompozitor, komedian, aktor, drejtor filmi e personalitet televiziv italian. Këngët e tij janë më të shiturat në Itali. Ndikuar shumë nga idhujt e tij Elvis Presley dhe aktori komik Jerry Lewis, Adriano Çelentano e ka ruajtur popullaritetin e tij në Itali për më shumë se 50 vjet si artist i shumëanshëm. Në vitet 1970 – 80, ai ishte “mbreti i arkës italiane” të filmave me buxhet të ulët. “Serafino” (1968), cilësohet roli i tij më i mirë kinematografik. Si drejtor filmi, Çelentano shpesh i jepte role edhe gruas së tij, Claudia Mori. Ata kanë tre fëmijë; një prej tyre, aktorja Rosalinda Celentano, njihet për rolin e Satanit në filmin e Mel Gibsonit. Pasioni i Krishtit. Adriano Çelentano ka lëshuar 40 albume me këngë. Këngët e tij më të famshme janë ” La coppia piu ‘ bella del mondo” që është  shitur mbi një milion kopje, dhe për këtë iu dha një disk i artë; këngë të tjera janë “Azzurro” (1968); dhe “Prisencolinensinainciusol” (1972 ), këngë me të cilën, Çelentano imiton mënyrën se si tingëllon anglishtja për jo-anglisht-folësit.  Si aktivist, Adriano Çelentano është mbrojtës i të drejtave të kafshëve, dhe që nga viti 2005 është kthyer në vegjetarian. Ai është tifoz i Interit të Milanos. Kohët e fundit, Çelentano dha koncertin e tij të parë drejtpërdrejt në 18 vjet, i cili u ndoq nga mbi 9 milionë shikues e teleshikues nga mbarë bota.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here