Kur Ismail Kadare mbronte Enver Hoxhën te mediat franceze

0

Ishin ditët kur Shqipëria ndodhej në zi për vdekjen e Enver Hoxhës dhe Ismail Kadare bënte një letër të hapur për gazetën e njohur franceze “Le Monde”. Kadare në atë letër i përgjigjej një shkrimi të mëparshëm të kësaj gazete, ku flitej për Enver Hoxhën dhe Mbretin Zog.

Në letrën e tij, Kadare ankohej në redaksinë e “Le Monde” për publikimin e shkrimit dhe prekjen e ndjenjave të shqiptarëve që pak ditë më parë kishin humbur “udhëheqësin e tyre”.

Ja çfarë shkruante Ismail Kadare në 26 prill 1985:

Është detyra ime të shkruaj këtë letër pas leximit të artikullit të botuar në gazetën tuaj “Le Mode” në lidhje me ditët e fundit të vdekjes së udhëheqësit të popullit shqiptar, Enver Hoxha.

(…) Sigurisht, gazetarët tuaj kanë të drejtën të kenë pikëpamjen e tyre për rendin shoqëror të një vendi për idetë që ai mbron dhe politikën. Megjithatë, duket se (artikulli) është i padenjë që të ofendojë njerëzit në kohë e tyre të pikëllimit dhe dhimbjes, ashtu siç ndodh në rreshtat e artikullit tuaj.

Populli shqiptar ka një histori të gjatë me pengesa, kështu që ai e di shumë mirë se pse ka dhimbje, se si ajo shfaqet dhe pse duhet të jetë në zi. Emri i Enver Hoxhës është i lidhur pazgjidhshmërisht me themelet, historinë dhe ndërtimin e Shqipërisë së re. Kjo është ajo që përcakton madhështinë e tij, dhe si pasojë edhe shtrirjen e zisë.

Ne kemi gjetur edhe diçka të çuditshme, që kolegët e mi dhe unë, si dhe gazeta “Le Monde” ka futur me këtë rast edhe deklaratën e një krimineli, si i biri i ish-Mbretit Zog, me fantazi qesharake dhe që dëshiron të vendosë monarkinë e re në Shqipëri. Monarkia u përmbys edhe në Francën tuaj dy shekuj më parë dhe për këtë është me të drejtë krenare. Vetëm njerëzit e këqij mund të dëshironin një rikthim pas në historinë e Shqipërisë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here